×
  • Sport
  • Sport

    Aro Muriçi bëhet me shofer personal, do ta vozis një kosovar me fakultet

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 17:13

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriç është duke qëndruar në Prishtinë, ku po shijon ditët e pushimit që ka marrë nga skuadra e tij Manchester City.


    Muriç gjatë paradites së hënë, është parë duke shëtitur në këmbë nëpër rrugët e kryeqytetit, kurse pasdite, ka angazhuar një shofer personal.

    Ky është Shemsi Beqiri nga qyteti i Klinës i cili e ka kryer fakultetin e gjimnastikës, por thotë se nuk po gjen punë dhe po i duhet të bëjë punë tjetër.

    “Mbasi qe nuk po kemi hapsira te punesohemi ne profesionin, aty ku kemi studiuar dhe aty ku e meritojm .. bile thash tpunoj kete sezon verore, si shofer personal i Portjerit nder me te mirt ne Botë, portjerit te Machester Cityt dhe Kosoves . (Aron Muric ) Arjanit Muriqit” shkruan Beqiri në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!