×
  • Sport
  • Sport

    Djali i Maradonës e vë në siklet Messin, kërkon këtë gjë nga Barcelona

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 17:59

    Diego Maradona Junior, djali i legjendës argjentinase ka bërë thirrje që të pensionohet numri 10-të në të gjitha klubet ku ka luajtur babai i tij, përfshirë Barcelonën, aty ku tani numrin 10 e bartë Leo Messi


    Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor në moshën 60 vjeçare pas një sulmi në zemër, shkruan Reporteri.net

    Në një intervistë të fundit, djali i legjendës, Maradona Junior ka thënë se skuadrat ku ka luajtur babai i tij duhet ta pensionojnë numrin 10.

    “Në skuadrat që ai (Maradona) ka luajtur, duhet të pensionohet numri dhjetë në fanellë”, ka thënë Maradona Junior.

    “Mendoj se duhet të bëhet një gjë e tillë, përfshirë këtu edhe Barcelonën. Nuk ka dyshime.

    “Do të ishte një nder i veçantë për babain tim, që ka kontribuar shumë në klubet ku ka luajtur,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!