×
  • Sport
  • Sport

    Drenica dhe Gjilani ndajnë pikët në ndeshjen e fundit të xhiros së katërt në Superligë

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 16:56

    Drenica dhe Gjilani kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e fundit të xhiros së katërt në Superligë


    Nënkampioni i Kosovës nuk arriti që të fitonte në Bajram Aliu dhe kështu tani mbetet 5 pikë prapa Ballkanit që është lider i Superligës, shkruan Reporteri.net

    Gjyqtari Dardan Çaka në këtë përballje në minutën e 34-të kishte akorduar penalti për Gjilanin, por të cilën më pas e anuloi pas konsultimit me gjyqtarin e katërt, Alban Shalën.

    Pas këtij barazimi Gjilani zë vendin e gjashtë në tabelë me 5 pikë, aq sa ka edhe Drenica që është në vendin e pestë. /Reporeteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!