×
  • Sport
  • Sport

    ESPN: Real Madridi po mendon për këtë trajner si pasues të Zidanes

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 17:20

    Pozicioni i trajnerin Zinedine Zidane në Real Madrid është në dyshim pas eliminimit poshtërues në Copa del Rey kundër ekipit inferior të Alcoyano.


    Real Madridi u mposht me rezultat 2-1 nga ekipi i kategorisë së tretë Alcoyano në kuadër të Copa del Rey.

    Kjo humbje dhe ky eliminim ka sjell shumë dëshpërim te Mbretërit dhe puna e Zidanes thuhet se tashmë është në rrezik.

    Francezi mbeti i qetë në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, edhe kur u pyet për të ardhmen e tij në stolin e Los Blancos.

    Por, sipas mediumit ESPN Argentina, Real Madridi tashmë ka shefin e River Plate, Marcelo Gallardo si favoritin e tyre aktual për të pasuar Zidane si trajner.

    Citimet e Zidane pas ndeshjes:

    “Unë marr përgjegjësinë dhe gjithçka që duhet të ndodhë do të ndodhë”.

    “Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, ka thënë Zidane.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!