×
  • Sport
  • Sport

    FIFA vjen edhe me një vendim të madh në lidhje me afatin kalimtar

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 20:09

    Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka rekomanduar zgjatjen e kontratave të lojtarëve, që janë në fuqi deri në fund të qershorit.


    Po ashtu, shtëpia botërore e futbollit do të lejojë që të lëvizin afatet për transferimin e lojtarëve, për të mundësuar vazhdimin e edicionit aktual në Evropë, që është pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo është bërë e ditur të martën nga FIFA.

    FIFA ka thënë se do të inkurajojë klubet dhe lojtarët që të punojnë së bashku për të gjetur marrëveshje dhe zgjidhje për periudhën kur futbolli është i pezulluar. Sipas FIFA-s, sporti duhet të merret me humbjet e papara sa i takon të hyrave financiare.

    Udhëzimet dhe rekomandimet janë miratuar nga Byroja e FIFA-s, një version i reduktuar i Këshillit të FIFA-s, që është organ vendimmarrës.

    Pandemia e koronavirusit ka bërë që futbolli të pezullohet thuajse në gjithë botën. Nuk ka datë se kur do të fillojnë kampionatet nacionale, ndërkohë që Euro 2020 dhe Copa America janë shtyrë për vitin e ardhshëm.

    Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) është e interesuar që edicioni 2019\2020 të përfundojë në fushën e blertë, edhe nëse kjo nënkupton se ndeshjet duhet të luhen deri në gusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!