×
  • Sport
  • Sport

    Gazetari i Sky Sports çuditet me Kosovën: S’ka mundësi që ata të jenë në pozitën e 119-të

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 21:06

    Kavel Solhekol, gazetar i Sky Sports ka thënë se Kosova nuk e meriton të jetë në vendin e 120-të në ranglistën e FIFA-s


    Kosova mbrëmë u mposht nga Anglia 5-3, por tregoi një paraqitje dinjitoze dhe kjo ka bërë që mediat kudo në botë t’i japin hapësirë ta madhe, shkruan Reporteri.net

    Solhekol, gazetari i Sky Sports e vlerëson lartë Kombëtaren e Kosovës, derisa thotë se ata luajnë një futboll ofensiv.


    “Ata janë sikur vëllezër që luajnë për fanellën dhe flamurin e shtetit të tyre të ri. Ata luajnë futboll ofensiv dhe punojnë pareshtur kur nuk e kanë posedimin”, ka thënë gazetari i Sky Sports.

    “Qëndrimi i tyre për mos dorëzim i bëri tifozët anglezë nervozë në dhjetë minutat e fundit edhe pse udhëhiqnin 5 me 3”, ka shkruar ai duke theksuar edhe qëndrimin në këmbë të të gjithë stafit teknik të Kosovës me festën e çmendur të tyre pas çdo goli.


    “Ata mund të jenë në renditje në vendin e 120-të në ranglistën e FIFA-s, por nuk ka shans që të jenë 119 kombëtare më të mira se ta. Janë në vendin e tretë në Grupin A dhe falë përfundimit në vend të parë në grupin në Ligën e Kombeve, kanë të garantuar një vend në play-off për një vend në ‘Euro 2020’”, përfundoi Solhekol.

    Image

    Ndryshe, Kosova është në vendin e tretë në Grupin A me 8 pikë, derisa do të luftojë deri në fund për vendin e dytë me Çekinë, e cila aktualisht ka 9 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!