×
  • Sport
  • Sport

    Gjermanët dhe rusët pas Hysajt

    Reporteri
    12 Gusht 2019 | 21:36

    Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli, por destinacioni është ai që mban peng të ardhmen e tij.


    Skuadrat që duan kapitenin e Kombëtares shqiptare janë të shumta dhe kësaj liste i shtohet edhe një tjetër emër.

    Gjermanët e Schalke 04 i janë futur garës për shërbimet e tij. Po ashtu skautët e skuadrës ruse Zenit kërkojnë informacione për Hysajn dhe ndjekin me vëmendje zhvillimet rreth mbrojtësit të Napolit.

    Nga ana tjetër, Atletico Madrid është gati ta prezantojë në “Wanda Metropolitano” 25 vjeçarin, por italianëve nuk i ka pëlqyer kjo ide.

    Spanjollët nuk janë në një moment të mirë financiar, pasi kanë ofruar plot 112 milionë euro për talentin e Benfika, Joao Felix.

    Në ditët e ardhshme priten zhvillime të reja sa i përket të ardhmes së Hysaj, me shqiptarin që pëlqehet edhe nga Juventus e Roma, skuadra që janë të gatshme të paguajnë “qimet e kokës” për shqiptarin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!