×
  • Sport
  • Sport

    Gjesti i turpshëm i Eros Grezdës, kapiteni i Rangersit i kërkoi falje ekipit kundërshtar

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 17:46

    E ardhmja e Eros Grezdës te Rangersi është më e paqartë se kurrë.


    Gjithë hipoteza e ngritur në ditën e djeshme nga ana e mediave skoceze, është thuajse e vërtetuar.

    Kështu, futbollisti shqiptar ka pështyrë mbrojtësin kundërshtar Andrew Burns, në ndeshjen e të rinjëve që u zhvilluar mes Rangersit dhe Ballymena.

    Tashmë gjigantët skocez kanë ngritur një hetim për sulmuesin e Kombëtares dhe do të japin një dënim shembullor.

    Ajo që e vërteton gjithçka ka ndodhur është një detaj i fundit që u zbuluar në Skoci.

    Kapiteni i të rinjëve te Rangersi, Greg Docherty ka shkuar menjëherë pas ndeshjes në dhomën e zhveshjes te kundërshtarët, për të kërkuar falje mbi veprimin e pamenduar të futbollistit shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!