×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka reagon pas fitores dramatike ndaj Aston Villës

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 20:54

    Arsenali e ka mposhtur Aston Villën 3-2 në një ndeshje spektakolare që u zhvillua në Emirates


    Granit Xhaka ishte i plotë në fitoren 3-2 të Arsenalit ndaj Aston Villës, ndeshje e cila ishte e vlefshme për javën e gjashtë në Premier Ligë, shkruan Reporteri.net

    ‘Topçinjtë’ fituan me golat e Pepe, Chambers dhe Aubameyang, ndërsa pjesën më të madhe të lojës ishin me një lojtar më pak pasi Maitland Niles u ndëshkua me karton të kuq.

    Pas ndeshjes, kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka ka përgëzuar skuadrën e tij për karakterin që treguan duke mos u dorëzuar deri në fund.

    “Karakter, shpirt luftarak. Ky është Arsenali,” ka shkruar Xhaka në Facebook. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!