×
  • Sport
  • Sport

    Gundogan rezulton pozitiv me COVID-19

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 13:08

    Manchester City ka konfirmuar se Ilkay Gundogan ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, pas rundit të fundit të testimit.


    Mesfushori do të vetizolohet për 10 ditë në përputhje me protokollin e Premierligës dhe qeverisë britanike.
    Si pasojë, ai do të mungojë në takimin hapës të City në Premierligë kundër Wolves.

    Në fillim të këtij muaji, City i kishte edhe dy lojtarë të tjerë që u prekën nga ky virus, Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte.

    Trajneri Pep Guardiola përballet me dilema para rikthimit të të kaltërve në aksion në ligë.

    Mahrez do të jetë në dispozicion të tij, por jo edhe Laporte dhe Gundogan.

    “Manchester City konfirmon se Ilkay Gundogan ka dalë pozitiv në testin për Covid-19”, shkroi City në një reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!