×
  • Sport
  • Sport

    Hamilton rezulton pozitiv me COVID-19, mungon në garën e radhës

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 10:00

    Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, ka rezultuar pozitiv në coronavirus dhe do të mungojë në garën për Çmimin e Madh në Sakhir të Bahrejnit.


    Nga Mercedesi kanë thënë se britaniku kishte pasur tri teste negative në javën e kaluar, mirëpo të hënën është zgjuar me simptoma të lehta.

    Të njëjtën ditë, 35-vjeçari është njoftuar se një person me të cilin ka qenë në kontakt para arritjes në Bahrejn kishte rezultuar pozitiv.

    “Lewis tash është izoluar në përputhje me protokollet për COVID-19 dhe udhëzimet e shëndetësisë publike në Bahrejn”.

    “Pos simptomave të lehta, ai është në formë dhe ndihet mirë, ndërsa e gjithë skuadra ia uron të gjitha të mirat dhe shërim të shpejtë”.

    Hamilton është piloti i tretë që është infektuar me coronavirus këtë vit, ndërsa vendin e tij pritet ta zë njërin nga pilotët rezervë të Mercedesit, Stoffel Vandoorne apo Esteban Gutierrez.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!