×
  • Sport
  • Sport

    Herolind Shala në formacionin e vitit në Norvegji

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 23:50

    Herolind Shala ka shkëlqyer këtë vit me klubin norvegjez, Valerenga. Reprezentuesi kosovar është paraqitur në 22 ndeshje këtë edicion, derisa ka realizuar 6 gola dhe 5 asistime.


    Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ai të zgjidhet në “Ekipin e Vitit” në ligën norvegjeze.

    Kujtojmë se Shala numëron edhe 16 paraqitje me përfaqësuesen e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!