×
  • Sport
  • Sport

    Jahjaga: Bravo djema, po ecim sigurt në Euro 2020

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 23:33

    Edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga i është gëzuar fitores 2-0 ndaj Malit të Zi, e vlefshme për Euro 2020.


    Jahjaga thotë se ekipi ynë kombëtar në futboll po vazhdon me hapa të sigurt, gol pas goli, rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian 2020, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Fitore! Shpirt luftarak! Punë e shkëlqyeshme ekipore! Ekipi ynë kombëtar në futboll po vazhdon me hapa të sigurt, gol pas goli, rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian 2020.
    Fitorja 2: 0 ndaj Malit të Zi erdhi në një atmosferë të zjarrtë e cila mbizotëroi sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Lojë e paharrueshme!
    Kombëtarja jonë, krenaria jonë. Bravo djema!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!