×
  • Sport
  • Sport

    Kështu duket stadiumi Fadil Vokrri pak orë para ndeshjes Prishtina-Ballkani

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 14:13

    Prishtina-Ballkani është kryendeshja e kësaj jave në futbollin e Kosovës


    Ky takim do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri me Prishtinën që llogaritet favorit pasi luan vendas, por duhet përmendur se Ballkani gëzon formë fantastike këtë edicion, shkruan Reporteri.net

    Stadiumi në mëngjes ishte i mbuluar nga bora, por tani kur kanë mbetur më pak se 3 orë deri në fillimin e takimit fusha duket në gjendje të mirë.

    Stafi i klubit të Prishtinës ka punuar shumë me fushën gjatë tërë ditës duke u munduar që ta lë atë në gjendjen më të mirë të mundshme.

    Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit do të fillojë nga ora 17:00. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!