×
  • Sport
  • Sport

    Kosova djep i futbollit: Dy talent kosovarë paraqiten për Dortmundin në fitoren kundër Interit

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 18:28

    Një gjeneratë e re talentësh nga Kosova janë duke u rritur nëpër Evropë.


    Kosova këto vite është shquar për numrin e madh të lojtarëve në ligat e ndryshme të Evropës, dhe një numër i tyre sot janë pjesë e projektit të suksesshëm të Kombëtares së Kosovës, që po kërkon kualifikimin për Euro 2020.

    Është tani Borussia Dortmund që po promovon dy talentë nga Kosova.

    Në ndeshjen e të rinjve të Ligës së Kampionëve, dy lojtarë nga Kosova janë paraqitur për Borussia Dortmund, në fitoren 2:1 ndaj Interit.

    Bëhet fjalë për 17 vjeçarët Albin Thaqi dhe Rilind Hetemi.

    I pari luan në qendër të mbrojtjes, ndërsa i dyti mesfushor i avancuar.

    Shpresojmë që këta dy talentë shumë shpejtë t’i shohim në ekipet e grupmoshave të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!