×
  • Sport
  • Sport

    Ky politikan premton “mirënjohje” për futbollistët nëse marrin rezultat pozitiv ndaj Anglisë

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 9:46

    Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, është shprehur i emocionuar në prag të ndeshjes së sotme që Kosova e zhvillon kundër Anglisë.


    Ai madje ka premtuar “mirënjohje” për lojtarët, pa e sqaruar më tej se çfarë do të thotë kjo, në rast të një rezultati pozitiv të “dardanëve”.

    “Mirëmëngjesi miq. Sot është një ditë e madhe! Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani. Besoj të gjithë jemi të emocionuar. Në rast fitoreje ose barazimi, edhe unë personalisht do të kujdesem për një ‘mirënjohje’ djemve tanë. Forca Kosovë!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

    Kujtojmë se Anglia dhe Kosova takohen sonte në duelin e tyre në “St Mary’s Stadium” në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!