×
  • Sport
  • Sport

    Liga e Kampionëve: Gjunjëzohen Real Madridi dhe Juventusi

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 22:53

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e sontme në kuadër të Ligës së Kampionëve


    Real Madridi është mposhtur në shtëpi nga Manchester City me rezultat 2-1, shkruan Reporteri.net

    Isco kaloi i pari Realin në epërsi me golin e shënuar në minutën e 60-të.

    City brenda pesë minutave arriti që ta përmbyste rezultatin me anë të golave të Jesus 78′ dhe De Bruyne 83′.

    Ndërkaq Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 86-të dhe do të mungojë në ndeshjen e kthimit.

    Në anën tjetër Lyoni e ka befasuar Juventusin duke e mposhtur në ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0.

    Golin e vetëm për francezët e shënoi Tousart në minutën e 31-të.

    Kujtojmë që ndeshjet e kthimit zhvillohen më 17 mars. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!