×
  • Sport
  • Sport

    Loro Boriçi i sjell fat: Shqipëria e deklason Qipron në Shkodër

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 16:57

    Kombëtarja e Shqipërisë shpartalloi Qipron me rezultatin 4-0. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima nuk e vuri në diskutim për asnjë moment fitoren ndaj rivaleve qipriote në “Loro Boriçi”.


    Ndeshjen e zhbllokoi futbollistja e Mitrovicës Suada Jashari në minutën e 18-të. Më pas ishte radha e dy futbollisteve të Vllaznisë Megi Doçit dhe Lucie Gjinit të realizonin në minutat 80 dhe 87.

    Kishte kohë dhe për të shënuar golin e katërt për vajzat kuqezi. Sulmuesja e Karolinës së Veriut Kristina Maksuti, e cila realizoi në minutën e 90’+2.

    Kjo ndeshje u luajt në kuadër të eliminatoreve të kampionatit të ardhshëm europian të femrave.

    Pas 7 ndeshjesh, Shqipëria ka grumbulluar 6 pikë me bilanc dy fitore dhe 5 humbje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!