×
  • Sport
  • Sport

    McGregor e quan Tyson Furyn ‘numrin 1’ të boksit

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 23:09

    Conor McGregor e ka përshkruar Tyson Furyn si boksierin numër një në kategorinë e peshave të rënda, para duelit ndaj Tom Schwarz.


    Të shtunën, ish-kampioni i padiskutueshëm botëror do të përballet me boksierin gjerman në Las Vegas, ndërsa këto ditë i ka publikuar disa pamje nga përgatitja e tij me trajnerin Ben Davison.

    Ylli i UFC-së është shprehur i mahnitur nga shpejtësia e duarve të Furyt dhe i ka dhënë lëvdata 30-vjeçarit, transmeton Telegrafi.ballin

    “Kështu duket një person i përkushtuar. Mahnitëse! Mirë se vini në jetën e Macut, Gypsy King Tyson Fury! Duke e udhëhequr lojën nga të gjitha këndet”.

    “Tyson, numri një i boksit në këtë epokë”, ka shkruar mes tjerash McGregor në Twtter

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!