×
  • Sport
  • Sport

    Mergim Vojvoda vjen me fjalë emocionuese pas ndeshjes me Çekinë

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 14:03

    Çekia arriti që ta mposht Kosovën me rezultatin minimal në 2:1, dhe me këtë fitore ta sigurojë edhe kualifikimin direkt për në Kampionatin Evropian 2020.


    Edhe pse me shumë përpjekje, Djelmoshat e Challandes nuk arritën të bëjnë asgjë përballë një Çekie të fortë, shkruan Reporteri.net.

    Kjo humbje preki të gjithë lojtarët e Kombëtares, por si duket Vojvoda u emocionua më së shumti, i cili nuk i ndali as lotët.

    Pas ndeshjes, ai ka postuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në ‘Instagram’ me mbishkrimin emocionues: ” I zhgënjyer dhe i trishtuar nga rezultati, por Zoti e krijoi lehtësinë pas vështirësisë. #Mars2020. Faleminderit të gjithë “Dardanëve” në të gjithë botën për mbështetjen e tyre. Kosovë të dua!” – ishin fjalët e mbrojtësit të Standard Lieges./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!