×
  • Sport
  • Sport

    Mesfushori spanjoll për futbollistët e Kosovës: U lodhën në pjesë të parë

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 23:23

    Mesfushori i Kombëtares së Spanjës Dani Olmo pas ndeshjes është prononcuar për media. Golashënuesi në këtë mbrëmje, foli për ndeshjen kundër Kosovës.


    Olmo tha se Kosova ishte kundërshtare shumë e vështirë, por ata u lodhën shumë gjatë pjesës së parë.

    “Pasi shënuam golin e parë ishte ndeshja më e lehtë, kishim shumë raste dhe ishim më të rehatshëm në pjesën e dytë”.

    “Kundërshtari ishte shumë i mirë, shënuan një gol shumë të mirë dhe mbyllen mirë hapësirat. Por, mendoj se u lodhën shumë në pjesën e parë”.

    Ai u pyet nga gazetarët se cili është qëllimi i Spanjës?

    “Normalisht ne kërkojmë që të kualifikohemi dhe të fitojmë ndeshjet e tjera”, përfundoi Olmo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!