×
  • Sport
  • Sport

    Milani i madh është rikthyer: Kuqezinjtë e mposhtin Fiorentinën dhe vazhdojnë lidershipin në Serie A

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 16:55

    Milani e ka mposhtur Fiorentinën me rezultat 2-0 në kuadër të javës së nëntë në Serie A


    Rosonerët po vazhdojnë me paraqitje të mira dhe me shumë meritë janë lider të kampionatit italian, shkruan Reporteri.net

    Milan sot e mposhti Fiorentinën me rezultat 2-0, në një ndeshje ku nuk luajti Zlatan Ibrahimovic.

    Romagnoli 17′ dhe Kessie 28′ shënuan për fitoren dhe tri pikët e radhës të Milanit në Serie A.

    Me këtë fitore Milani vazhdon të jetë lider i kampionatit italian, tani me 23 pikë, pesë më shumë se Interi që është përcjellësi i parë me 18 pikë pas nëntë xhirove. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!