×
  • Sport
  • Sport

    Mirë se erdhe vëlla – Rey Manaj bëhet bashkë me yllin kosovar te Barça

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 16:06

    Mësohet se Manaj ka mbërritur në Barcelonë për të kryer vizitat mjekësore.


    Më të arritur atje, Manaj është mirëpritur nga një tjetër talent shqiptar që është pjesë e skuadrës B të Barçës, shkruan Reporteri.net.

    Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Labinot Kabashi, i cili do të jetë shok skuadre me Manajn te skuadra B.

    Kabashi i ka shprehur mbështetje maksimale futbollistit nga Lushnja e Shqipërisë, besohet se do t’i ndihmoj që të adaptohet me lehtë me skuadrën e re.

    19-vjeçari ka postuar së fundmi një fotografi në rrjetet sociale “Instagram”, duke i urua mirëseardhje Manajt me simbolin e shqiponjës, i cili ka shkruar edhe në gjuhën shqipe: “Mirë se erdhe vëlla”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!