×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho s’dëshiron transfere në janar

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 19:42

    Jose Mourinho nuk do të kërkojë transferime te Tottenhami gjatë afatit kalimtar të janarit.


    Sipas “Standard”, portugezi ka vendosur të mos kërkojë shërbimet e Marouane Fellainit, Edin Xhekos apo Kalidou Koulibalyt të përfolur për janar.

    Të tre ishin të lidhur me një kalim te londinezët që kur Mourinho iu bashkua klubit muajin e shkuar. Ai ka punuar me Fellainin te Manchester Unitedi, ndërsa Xhekon e sheh si zëvendësues potencial të Harry Kanet e Koulibalyn e Napolit për të përforcuar mbrojtjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!