×
  • Sport
  • Sport

    Nagatomo nuk iu përmbahet lotëve teksa përshëndetet me Galatasarayn

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 17:20

    Yuto Nagatomo ka treguar edhe një herë se është futbollist shumë emocionues.


    Reprezentuesi i Japonisë, nuk ka mundur t’u shpëtojë lotëve teksa ka stërvitur për herë të fundit me bashkëlojtarët te Galatasaray.

    Nagatomo ka përfunduar kontratën me Galatasaray, dhe nuk do të mbetet pjesë e skuadrës deri në përfundimin e sezonit në Turqi.

    Përshëndetja me shokët e skuadrës, nuk ka qenë e lehtë për Nagatomon.

    Faqja e Galatasaray ka publikuar disa fotografi të stërvitjes, me Nagatomon i cili shihet duke qarë.

    33 vjeçari Natagomo te Galatasaray është transferuar në vitin 2018 nga Inter.

    Ai në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Cesena dhe FC Tokyo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!