Olsi Rama i pakënaqur, debat me gjyqtarin në tunel pas ndeshjes Partizani – Tirana

Tirana ka fituar derbin me Partizanin me rezultatin 1:2, në minutat e fundit, fitore kjo që vjen pas 5 vjet shterpe për tiranasit.


Në fund të takimit, kur arbitrat kanë qenë duke dalë nga stadiumi, Olsi Rama ka pasur një debat me gjyqtarin kryesor Enea Jorgji.

Nga videoja dallohet se Enea Jorgji, arbitri kryesor është duke u larguar, por Olsi Rama, drejtori i Partizanit e ka thirrur dhe ai ka shkuar tek ai

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i debatit mes dy palëve.