×
  • Sport
  • Sport

    Përforcimit të ri të Real Madridit gati i bie të fikët në konferencë, në momentin kur u pyet për Neymar

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 17:16

    Real Madrid u detyrua të ndërpres para kohe konferencën e shtypit ku po prezantonte përforcimin e ri, Eder Militao, pasi atij gati sa nuk i ra të fikët, gjatë kohës kur iu bë një pyetje për bashkatdhetarin e tij Neymar.


    21-vjeçari, që ndihmoi Brazilin të fitojë Copa America, është zbulimi i ri i Zidane, që u dakorduan me gjigandët spanjollë për një kalim nga Porto, duke paguar 50 milionë euro.

    Neymar nuk po dëshiron të vazhdojë me klubin francez PSG, duke dëshiruar të kthehet te Barcelona.

    I pyetur për bashkatdhetarin e tij, Eder nuk filloi fare përgjigjen, dhe filloi ta lirojë kravatën, pasi u ndje i lodhur, dhe filloi të kërkojë ujë.

    ‘Ndihem i lodhur, ndihem i lodhur, është një emocion i madh. Unë nuk mund të bëj asgjë më shumë’.

    Më parë, ai kishte thënë, se është shumë i lumtur që po nënshkruan me klubin më të mirë në botë.

    “Që kur isha fëmijë dëshiroja të luaja për Madridin dhe me ndihmën e babait tim, familjes sime, agjentëve të mi, kam arritur në këtë pikë. Unë do të jap gjithçka në fushë dhe shpresoj që të bëj histori këtu”. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!