×
  • Sport
  • Sport / Sport

    Liga e Kampionëve: Barazime në Londër dhe Madrid

    Reporteri
    09 Prill 2024 | 22:57

    Kanë përfunduar me rezultat të barabartë ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve, shkruan gazeta online Reporteri.net. 

    Bayern – Arsenal përfunduan me rezultat 2:2 dhe Real Madrid  – Manchester City 3:3.

    Arsenali e Bayerni kanë luajtur 2:2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e së martës mbrëma në stadiumin “Emirates” në Londër nuk dha fitues.

    Bukayo Saka kaloi në epërsi Arsenalin në minutën e 12-të. Gjiganti gjerman reagoi me dy gola të shpejtë. Serge Gnabry barazoi rezultati në 1:1 në minutën e 18-të.

    Për 2:1 në të mirë të Bayernit shënoi Harry Kane. Kapiteni i Anglisë realizoi nga pika e bardhë në minutën e 32-të.

    Bayerni në epërsi kundër Arsenalit, shënon Kane

    Golin e barazimit, londinezët e shënuan në minutën e 76-të. Leandro Trossard shënoi pas asistimit të bukur të Jesusit.

    Arsenali është në garë për titull në Premier League, ndërsa Bayerni gjithë fokusin e ka në Champions.

    Ndeshja e kthimit në Munih zhvillohet më 17 prill.

    Barazon Arsenali, rezultati 2:2

    Të martën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, në atmosferë të zjarrtë, Real Madridi e Manchester City e zhvilluan ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit. Ndeshja përfundoi 3:3.

    Bernardo Silva befasoi madrilenët duke shënuar golin e parë për Cityn që në minutën e dytë.

    Madridi barazoi në minutën e 12-të, kur Ruben Dias shënoi autogol. Rodrygo kaloi në epërsi 2:1 Realin në minutën e 14-të.

    Reali e përmbys për dy minuta rezultatin ndaj Cityt

    Në minutën e 66-të Phil Foden i Cityt shënoi me goditje mjeshtërore nga distanca për 2:2. Nuk vonoi shumë dhe kampioni në fuqi, Manchester City, realizoi për 3:2. Ishte mbrojtësi kroat Joshko Gvardiol që realizoi tjetër supergol në minutën e 71-të.

    Por vendasit nuk u dorëzuan. Në minutën e 79-të Federico Valverde goditi shumë bukur për 3:3.

    Real Madrid 3 – 3 Man City

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!