×
  • Sport
  • Sport

    Mirlind Daku i papërmbajtshëm, shënon përsëri gol në kampionatin rus

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 16:56

    Mirlind Daku ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit rus, teksa ka gjetur një tjetër gol.

    Sulmuesi gjilanas ka gjetur sërish golin, kësaj radhe në kuadër të xhiros së 26-të ku Rubin Kazan po përballet me Ural dhe Daku ka shënuar për 1-0.

    Daku ishte i papërmbajtshëm në minutën e 43-të, duke kaluar disa kundërshtare e me një goditje të bukur me të djathtën e dërgoi në rrjetë.

    Ky ishte goli i shtatë për futbollistin nga Gjilani, i cili ka asistuar edhe në katër raste të tjera për shokët e skuadrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!