×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompletohet kushtëzimi për KiE me statutin e Asociacionit: Gjermania e Franca të njëjtën kërkesë Kurtit

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 17:57

    Tashmë veç u kompletua fotografia e kushtëzimit të anëtarësimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës me miratimin me dekret qeveritar të draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe dhe dërgimit konsekuent të saj për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.

    Kancelari Gjerman, Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ia kumtuan që të dy të njëjtin mesazh Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke qenë edhe vetë kumbarët të planit franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që mëvonë iu dha emri Marrëveshje Bazike.

    Në komunikatën për media që u lëshua nga Kancelaria Federale Gjermane, rreth bisedës telefonike Scholz-Kurti ata e thanë çka kryeministri kosovar nuk e tha.

    Scholz, nënvizohet në komunikatë – kërkoi “hapa drejt themelimit të Asociacionit edhe në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

    “Olaf Scholz nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë nga autoritetet e Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, edhe në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet në komunikatën për media.

    Kurti në njoftimin e tij për bisedën me Scholz ndërkaq e frazoi se “shpreson” në mbështetjen gjermane në nivel të Këshillit të Ministrave “në linjë me rekomandimin e Asamblesë Parlamentare” ndërsa në komunikatën e ZKM-së tha se “kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për KiE…pa parakushte ose kushte shtesë”.

    Para Scholz-it, ishte Emmanuel Macron i cili kërkoi “hapa të shpejtë dhe të paprakthyshëm për Asociacionin…në kontekstin e aplikimit të Kosovës në KiE”. Kësisoji duke e ndërlidhur anëtarësimin eventual të Kosovës në KiE me vetë çështjen e Asociacionit.

    “Macron nënvizoi rëndësinë që Franca i vendos, poashtu në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, hapave të shpejt dhe të paprakyeshëm në zbatimin e Asociacionit nga autoritetet e Kosovës”, thuhej në komunikatën e presidencës franceze, shkruan Nacionale.

    Edhe në telefonatën me Macron, Kurti s’kishte pasur shumë për të thënë, përveç të “shpreh besimin tonë që Franca të na mbështesë ofertën ton për KiE pa parakushte shtesë, në linjë me opinionin e PACE dhe votimin historik”.

    Se duhet hapa “urgjent përparimi” drejt Asociacionit në këtë kontekst ia kumoti edhe vetë Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit, Jim O’Brien i cili madje edhe krejt integrimin euro-atlantik të Kosovës e shkroi vis-a-vis zbatimin të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integrimin Euro-Atlantik të Kosovës. Për të evur para, duhet zbatim i zotimeve të ndërmarra në dialogune BE-së, përfshirë këtu përparim urgjent drejt Asociacionit. Me Kryeministrin Kurti diskutova hapat pozitivë që kërkohen”, kishte shkruar Jim O’Brien për këtë takim me kryeministrin kosovar.

    Sa për takimin me O’Brien-in Kurti as aty s’kishte pasur shumë për të thënë përveç që kanë diskutuar “për rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike”.

    Si e arsyeton Bakoyanis këtë?

    Në raportin (Opinionin) e Bakoyanis – nga i cili kryekëput varet githçka në procedimin tutje drejt anëtarësimin në KiE – ajo e shkruan sikur dy-plus-dy që bëjnë katër se vetë aplikimi i Kosovës, vetë konsiderimi nga KiE i aplikimit të Kosovës, “për herë të parë në histori të Organizatës, është bërë me lidhje direkte me një proces politik, i cili është në fascilitim nga një organizatë tjetër ndërkombëtare”.

    E ky proces politik, thotë Bakoyanis, është Marrëveshja e Bruksel/Ohrit; “rëndësia e së cilës nuk mund të theksohet sa duhet” teksa i referohet Nenit 7 “të vetëmeanxhimit” për komunitetin serb, e cila në marrëveshje është e bazuar në Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, përkatësisht të njohur ndryshe edhe si Karta Evropiane për Autonomitë Vendore.

    Teksa Bakoyanis thotë se tashmë për këtë institucion ka një draft-Statut “të cilin kryeministri ma konfirmoi se është i gatshëm ta nënshkruajë” ajo një pasazh më poshtë thotë se “themelimi i Asociacionit duhet të jetë lart në konsideratën në ardhje të Komitetit të Ministrave rreth aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

    “Nuk ka nevojë të thuhet”, shkruan Dora Bakoyanis në raportin e saj, “që themelimi i Asociacionit do të peshojë rëndë në hartimin e rrugës evropiane për Kosovën”./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!