×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë vendet ku do të luhen ndeshjet miqësore të Shqipërisë në qershor

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 16:02

    Zbulohen stadiumet dhe oraret e dy miqësoreve të Shqipërisë në muajin qershor, që kuadër të përgatitjeve të fundit para finaleve të Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

    Më 3 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Haladas SportKomplexum”, në Hungari, kuqezinjtë do të keni testin me Lihtensteinin, ndërsa katër ditë më vonë, pra më 7 qershor, në orën 19:00, në të njëjtin stadium, Silvynho do të ketë mundësinë t’i shohë lojtarët e tij në aksion përballë Azerbajxhanit, edhe ky kundërshtar modest krahasuar me skuadrat me të cilat do të përballen kuqezinjtë në Europian.

    Stadiumi “Haladas SportKomplexum” ka një kapacitet prej gati 9 mijë vendesh.

    Dy miqësoret e qershorit:

    Shqipëri – Lihtenshtein

    Datë 3 qershor 2024, ora 20:00

    Stadiumi “Haladas SportKomplexum”, Hungari

    Shqipëri – Azerbajxhan

    Datë 7 qershor 2024, ora 19:00

    Stadiumi “Haladas SportKomplexum”, Hungari

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!