×
  • Sport
  • Sport / Futboll

    Përfundon miqësorja, Kosova humb ndaj Hungarisë

    Reporteri
    26 Mars 2024 | 21:06

    Katër minuta para fërshkëllimës së fundit Hungaria e ka gjetur edhe golin e dytë kundër Kosovës në “Puskas Arena”.

    Ka qenë Nagy ai i cili e ka dërguar topin drejt rrjetës pas një aksioni të rrjedhshëm të hungarezëve.

    Ndeshja Hungari-Kosovë përfundoi me rezultatin 2:0.

    “Pësojmë disfatë në miqësoren në Budapest”, ka shkruar Federata e Futbollit të Kosovës”.

    Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, në të cilën hungarezët e papërshtatshëm i shënuan dy gola.

    Për 1:0 shënoi ylli hungarez Dominik Szoboszlai në minutën e 58-të. Golin e dytë e realizoi Zsolt Nagy në minutën e 86-të.

    Përfundon pjesa e parë me rezultat 0:0 mes Hungarisë dhe Kosovës

    Hungaria shënon ndaj Kosovës

    Hungaria shënon edhe një gol ndaj Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!