×
  • Sport
  • Sport

    Pirlo lë pushim Ronaldon, Dybala ka shansin të tregojë veten në fushë

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 23:06

    Andrea Pirlo ka vendosur të lërë pushim yllin portugez të Juventusit, Cristiano Ronaldo, për transfertën e nesërme ndaj Beneventos, duke qenë se CR7 ka luajtur shumë kohët e fundit si me fanellën bardhezi, ashtu edhe me atë të Portugalisë.


    Kështu Ronaldo nuk do të udhëtojë fare me skuadrën, por do të qëndrojë me familjen dhe do të stërvitet i vetëm në Torino, ndërsa ndaj Beneventos pritet të ketë shansin për të luajtur nga fillimi, futbollisti argjentinas Paulo Dybala.

    Ky i fundit nuk po kalon një moment aspak të mirë dhe së fundi ka humbur edhe fanellën e titullarit, më shumë për shkak të formës së dobët dhe dëmtimeve, sesa për zgjidhje taktike të trajnerit të ri Andrea Pirlo.

    Kështu nesër Dybala pritet të niset titullar në krah të Alvaro Moratës dhe do të ketë një shans të artë për të treguar veten në fushë dhe për të vënë në vështirësi zgjedhjeje Pirlon për ndeshjet e ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!