×
  • Sport
  • Sport

    Robin Krasniqi rikthehet në ring më 4 maj

    Reporteri
    27 Mars 2024 | 9:38

    Boksieri Robin Krasniqi ka bërë të ditur se lufta e tij e ardhshme do të jetë me 4 maj 2024.

    Krasniqi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kundërshtarin do ta njoftojë më vonë.

    “Te dashur miq dhe shokë Ndeshja ime e radhës do të jetë më 4 May 2024 .Kundërshtari do të shpallet me vonë”, shkroi Krasniqi.

    Përndryshe, Krasniqi preku majën e botës në vitin 2020, duke u kurorëzuar kampion bote për titujt IBO dhe WBA, duke përmbushur një ndër arritjet më të mëdha në karrierën e tij të pasur.

    Mbetet për t’u parë nëse boksieri nga Juniku do të rikthehet në nivelet e mëparshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!