×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo a mund të martohem me djalin tënd? Tifozja që tërhoqi vëmendjen në stadium

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 12:52

    Ronaldo nuk mund ta imagjinonte një debutim më të mirë me Manchester Unitedin e tij . Yllit Portugez iu deshën 47 minuta për të zhbllokuar ndeshjen kundër Newcastle dhe për të shënuar golin e tij të parë në aventurën e tij të dytë me Djajtë e Kuq.


    Në Mançester ishte një festë e vërtetë me tifozët të gëzuar për performancën e portugezit. Por për të tërhequr vëmendjen e internetit ishte një tabelë në dorën e një tifozi të ri.

    Mesazhi ishte jo për CR7, por më tepër për djalin e tij Cristiano Jr .

    “Ronaldo a mund të martohem me djalin tënd?”
    Mesazhi i tifozit të ri të Djajve të Kuq drejtuar djalit të Cristiano Ronaldos është një propozim i bukur martese. Vajza e vogël shkroi një mesazh të ëmbël për Ronaldon me një stilolaps .

    Tifozja, një vajzë bjonde që mbante një bluzë dhe kapelë të kuqe, shkroi: ” Ronaldo, a mund të martohem me djalin tënd? “. Imazhi nuk u ka shpëtuar mediave sociale dhe ka ka bërë xhiron në internet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!