×
  • Sport
  • Sport

    Rreziku që Barcelona të falimentojë – Flet presidenti i klubit spanjoll

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 17:47

    Barcelona nuk ka shënuar të hyra që prej 14 marsit, por klubi nuk do të falimentojë në qershor falë mirëkuptimit të lojtarëve për të pranuar ulje page prej 70 për qind, ka thënë Josep Maria Bartomeu.


    Futbollistët e Barçës në krye me kapitenin Lionel Messi u pajtuan për zbritje të përkohshme page dhe falë kësaj Barcelona do t’i ruajë 16 milionë euro në një kohë të vështirë për të gjitha klubet, pas pezullimit të futbollit si pasojë e pandemisë koronavirus, transmeton Gazeta Express.

    “Situata është e komplikuar. Barcelona nuk ka shënuar të hyrja që prej 14 marsit, por ne nuk do të falimentojmë në qershor. Nëse deri në qershor nuk rregullohet kjo gjendje, atëherë do të kemi humbje të mëdha”, tha presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

    “Nëse nuk kthehet normaliteti, natyrisht se do të kemi humbje, prandaj kemi bërë ulje pagash”, shtoi ai.

    Ai konfirmoi se punëtorët josportivë të klubit do të marrin paga të plota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!