×
  • Sport
  • Sport

    Shënohet Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 12:19

    Në botë ka shumë ngjarje sportive që njerëzit i përcjellin me pasion.


    Falë gazetarëve të sportit, miliona fansa në të gjithë botën marrin informacione për klubin apo sportin e preferuar.

    Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit shënohet më 2 korrik, për të njohur kontributin e gazetarëve në promovimin e sportit. Kjo ditë është zgjedhur për shkak të rëndësisë që ka si data kur është themeluar Shoqata Botërore e Mediave të Sportit, në vitin 1924.

    Kjo ditë festohet për t’u dhënë vullnet gazetarëve të sportit që të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të rëndësishme.

    Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, edhe Shoqata e Gazetarëve Sportiv në Kosovë ka uruar gjithë komunitetin, ndërkohë që nga ora 15:30 do të mbahet edhe një takim me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!