×
  • Sport
  • Sport

    Shkruhet historia, Kosova merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike për Femra

    Reporteri
    27 Prill 2024 | 14:23

    Për herë të parë Kosova do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike për Femra, që do të mbahet në Rimini të Italisë.

    Kështu ka bërë të ditur Federata e Gjimnastikës së Kosovës, e cila njoftoi se gjashtë vajza nga Kosova do të përfaqësojnë vendin tonë në këtë Evropian, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi:

    Një moment i jashtëzakonshëm për Federatën e Gjimnastikës së Kosovës!

    Me krenari ju njoftojmë se për herë të parë, Kosova do të përfaqësohet në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike për Femra, i cili mbahet në Rimini, Itali.

    Nga data 02 deri më 05 Maj 2024, gjashtë vajza nga Kosova do të përfaqësojnë vendin tonë me nder në këtë ngjarje të madhe.

    Gjimnastet tona që do të na përfaqësojnë në këtë garë të rëndësishme janë:

    Elena Sefa, Bora Hoti dhe Vlera Gërguri, në kategorinë e junioreve.

    Valëza Rama, Vilëza Zeqiri dhe Kaltrina Thaqi, në kategorinë e senioreve.

    Trajnerët Abeliana Bregu, Arlind Shaqiri, bashkë me shefen e delegacionit Sherife Aliçkaj Qerimi dhe doktoreshën e ekipit Blerina Mema, do të jenë pjesë e kombëtares tonë në këtë garë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!