×
  • Lajme
  • Botë / Hulumtim i BBC-së

    Vrasje për të gjithë ata që kundërshtojnë ndërtimin e qytetit saudit

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 18:56

    Autoritetet saudite kanë lejuar përdorimin e forcës vdekjeprurëse për të liruar pronat për ndërtimin e qytetit të së ardhmes nga kompanitë perëndimore, raporton BBC.

    Një ish-zyrtar i inteligjencës ka thënë për BBC-në se autoritetet saudite kishin urdhëruar zhvendosjen e një fisi në shtetin e Gjirit për t’i liruar hapësirën “The Line”, pjesë e eko-projektit “Neom”.

    Njëri prej anëtarëve të këtij fisi është vrarë pasi ka kundërshtuar zhvendosjen nga fshati.

    Qeveria saudite dhe kompania “Neom” nuk kanë komentuar në lidhje me këto deklarata.

    “Neom” eko-rajoni në vlerë prej 500 miliardë dollarëve në Arabinë Saudite, është pjesë e strategjisë Saudi Vision 2030 që synon largimin e ekonomisë së mbretërisë nga nafta.

    Projekti kryesor i quajtur “The Line”, është i gjerë 200 metra dhe i gjatë 170 kilometra. Deri në vitin 2030 planifikohen të ndërtohen vetëm 2.4 kilometra.

    Sipas hulumtimit të BBC-së, më shumë se 6 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre.

    Në pamjet satelitore të analizuara nga BBC-ja, shihen tri fshatra rrafsh me tokë: al-Khuraybah, Sharma dhe Gayal. Shtëpitë, shkollat dhe spitalet zhdukur nga harta.

    Fshatrat ishin të banuara nga fisi Huwaitat që ka jetuar në rajonin Tabuk me gjenerata.

    Ish-zyrtari i inteligjencës ka thënë se në vitin 2020, shteti e kishte cilësuar fisin Huawitat si rebel dhe të gjithë ata që kundërshtojnë duhet të vriten.

    Të paktën 47 persona janë arrestuar pasi kanë refuzuar të largohen. Shumë prej tyre janë persekutuar nën akuzat që lidhen me terrorizëm. 40 prej tyre janë ende në burg, ndërkaq pesë të tjerët janë dënuar me vdekje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!