×
  • Lajme
  • Botë

    Ukraina dhe Rusia raportojnë qindra ushtarë të vrarë në 24 orët e fundit

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 19:19

    Ushtria ukrainase bën me dije se ka vrarë më shumë se 1300 ushtarë rusë gjatë luftimeve të zhvilluara në 24 orët e fundit.

    Lajmi u dha nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në rrjetet sociale, teksa dhe rusët pretendojnë të njëjtën gjë, se kanë shkaktuar dëme të mëdha në radhët e ushtrisë vendase.

    Ministria e Mbrojtjes në Rusi deklaroi se gjatë luftimeve në Donetsk gjatë ditës së fundit janë vrarë më shumë se 840 ushtarë ukrainas, teksa shifrat ende nuk konfirmohen nga një burim i pavarur.

    Në buletinin e përditshëm, ministria informon se ka rrëzuar dhe dy raketa amerikane Atacms që kishin objektiv bazat ushtarake të ushtrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!