×
  • Sport
  • Sport

    Sokoli tregon si duhet të zgjidhen problemet mes Ademit dhe Ahmetit në FFK

    Reporteri
    14 Dhjetor 2019 | 8:43

    Trajneri Bylbyl Sokoli beson se situata aktuale në Federatën e Futbollit të Kosovës mund të zgjidhet vetëm nëse dy protagonistët, Agim Ademi dhe Arianit Ahmeti, ulen në tavolinë dhe bisedojnë për ta gjetur një zgjidhje.


    Kryetari aktual Agim Ademi dhe zvëvendëssekretari i shkarkuar Arianit Ahmeti kanë qenë dy protagonistët në situatën e krijuar aktualisht në futbollin kosovar, për shkak të pretendimeve për mandatin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

    Ahmeti pretendon se Agim Ademi nuk ka mandat katërvjeçar deri në vitin 2022, por vetëm deri ne vitin 2020 pasi që mandati i tij është vetëm vazhdim i mandatit të Fadil Vokrrit të ndjerë. Ai thotë se e ka mbështetjen e 41 prej gjithsej 59 delegatëve në FFK për ta rrëzuar Ademin nga posti i presidentit të FFK-së.

    Në anën tjetër, Agim Ademi s’ka pranuar të flasë për planprograme pasi që ai thekson se mandatin e tij katërvjeçar, deri në vitin 2022, ia njohin edhe UEFA e FIFA.

    Në mes të kësaj situate të krijuar në futbollin kosovar, Sokoli beson se zgjidhjen duhet ta gjejnë vetë dy protagonistët duke u ulur në një tavolinë për të biseduar.

    “Unë mendoj se, para së gjithash, të gjitha palat duhet të ulen në tavolinë dhe të bisedojnë për çdo problem, aty ku është vendi dhe aty t’i sqarojnë të gjitha këtu, pa implikimin e politikës, natyrisht dhe ta vazhdojnë punën ashtu siç ka qenë edhe më herët”, ka thënë Sokoli në emisionin sportiv Favorit në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!