×
  • Sport
  • Sport

    Tifozi i flaktë i Liverpoolit nga Kosova i lë emrin e Gerrard djalit të tij

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 11:12

    Ish-futbollisti Stiver Gerrard, padyshim se është ikona e klubit anglez Liverpool.


    Si në mbarë botën edhe në Kosovë, Gerrard dhe Liverpool pëlqehen jashtëzakonisht shumë.

    Një prej atyre që është i “çmendur” pas këtij klubi dhe ikonës së tij, është Valon Rexhepi, i cili e ka shprehur dashurinë e tij në mënyrë të veçantë për ikonën e “The Reds”, Stiver Gerrard.

    “Me Gerrardin e kam pas një lidhje të veçantë, ka qenë një hero i imi qysh nga mosha e hershme, por pastaj duke u rrit, dhe familja duke më parë se jam i ‘çmendur’ ndaj Liverpoolit dhe Gerrardit. Fillimisht gruaja duke parë dashninë ndaj klubit dhe Gerrardit e ka propozuar dhe insistuar atë emër, dhe unë e kam aprovuar, ishte vendimi më i lehtë në botë”, ka thënë ai, në RTV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur se çka nëse djali i tij bëhet tifoz i rivalit të përbetuar Manchester United, Valoni shprehet i bindur se kjo nuk do të ndodhë.

    “Kjo nuk ka shancë as matematike me ndodh, jo në kuptimin imponuar apo presion, por nuk ndodh”, tha ai.
    Por Valoni kishte menduar se çfarë emri t’ia lindte fëmijës nëse do t’i lindte vajzë.

    “Nëse ish kanë gjinia vajzë, e kemi pasur një emër të përbashkët që lidhet me Liverpoolin, t’ia lëjmë emrin YNWA”, ka deklaruar ai.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!