×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i njohur e këshillon Shaqirin që të largohet nga Liverpooli

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 11:49

    Ottmar Hitzfeld i ka rekomanduar Xherdan Shaqirit që të largohet nga Liverpooli dhe të shkojë te një skuadër ku mund të luajë rregullisht


    Ish-trajneri i Zvicrës e vlerëson lartë Shaqirin dhe në intervistën e fundit ka thënë se ylli shqiptar ka një talent të madh, shkruan Reporteri.net

    “Ai është një talent i madh. Unë e kam parë atë te Basel kur ishte i ri. Kur ai u inkuadrua në ekipin e parë, unë e ftova menjëherë në Kombëtare,” ka thënë Hitzfeld në një intervistë për ‘Blue Sport’.

    “Ai ishte gati 18 vjeçar dhe unë e lejoja që të luante. Teknikisht shumë i mirë, ai mund ta vendoste ndeshjen vet.

    “Shaqiri tani luan në njërin nga klubet më të mira në botë. Dikush duhet të shpresojë ose urojë që ai të bëjë një ndryshim. Kështu që ai mund të kthehet të luajë rregullisht,” përfundoi Hitzfeld.

    Ndryshe, sezonin e fundit Shaqa pati shumë pak hapësira te Liverpooli, derisa këtë edicion do ta ketë edhe më vështira shkaku i ardhjeve të reja. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!