×
  • Sport
  • Sport

    Trazira para ndeshjes së Ligës së Kampionëve: Rrahje mes tifozëve, Policia detyrohet të përdor gazin lotsjellës

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 20:43

    PSG-ja do të presë në shtëpi Gallatasarain ditën e sotme, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.


    Tifozë të shumtë kanë udhëtuar nga Turqia, për të mbështetur ekipin e tyre në këtë transfertë të vështirë, ku shpresojnë në një rezultat pozitiv për të kapur të paktën vendin e tretë.

    Megjithatë pavarësisht se duhet edhe pak minuta të nisë ndeshja, tifozët e kanë nisur ndeshjen e tyre.

    Tifozët e Gallatasarait janë përplasur fizikisht me ata të PSG-së, pikërisht në qendër të Parisit.

    Të dyja palët nuk i kanë kursyer grushtet në drejtim të kundërshtarit. Është dashur ndërhyrja e policisë, që situata të qetësohet disi, duke përdorur gazin lotsjellës.

    Për më shumë shikoni pamjet e mëposhtme:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!