×
  • Sport
  • Sport

    U bë i famshëm nga një video, zbulohet autori i banerit në ndeshjen e Kosovës me Anglinë

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 15:58

    Të martën në mbrëmje, Kosova luajti në transfertë ndaj Anglisë, ndeshje e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të. Ky takim u luajt në stadiumin “St Mary’s Stadium” të Southamptonit dhe përfundoi me rezultatin 5-3 për “Tre Luanët”.


    Mirëpo, gjatë takimit, tek tifozët e Kosovës ra në sy një baner tepër interesant që tregonte edhe respektin për ishullorët.

    U bë i famshëm nga një video, zbulohet autori i banerit në ndeshjen e Kosovës

    “Falë jush, ne po luajmë kundër juve, përherë falënderues për ju dhe Anglinë tonë të dashur”, shkruhej mbi të.

    Padyshim që këto fjalë kanë bërë bujë në mbarë botën, dhe mediat korovare kanë zbuluar edhe autorin e këtij baneri. Kristian Gashi quhet tifozi, i cili rreth 10 vite më parë është bërë i njohur gjatë një vox-popi, kur është pyetur për banjot publike në Ferizaj. Djaloshi nuk dha përgjigje, por vetëm një buzëqeshje të kthyer në “hit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!