×
  • Sport
  • Sport

    UEFA nuk toleron, rrezikohet ndeshja Shqipëri-Angli

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 9:58

    Shqipëria i fillon eliminatoret e Botërorit Katar 2022 më 25 mars përballë Andorrës në transfertë. Tre ditë më vonë është radha e sfidës shtëpiake kundër Anglisë, që do të luhet në “Air Albania”. Kjo përballje mund të vihet në rrezik për arsye sigurie. UEFA i ka kërkuar FSHF-së largimin e ambienteve tregtare përreth stadiumit.


    Panorama Sport raporton se Federata ka njoftuar menjëherë IKMT (Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Terriorit), teksa ka vënë në dijeni edhe Inspektoratin Urbanistik Vendor në Bashkinë e Tiranës për zbrazjen e hapësirës rreth stadiumit kombëtar. FSHF ka njoftuar edhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.

    “Me shqetësim kemi konstatuar se zgjerimi i pazakontë i bizneseve në perimetrin e stadiumit ‘Air Albania’, çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një problematikë. Operatorë të ndryshëm bar-kafe kanë avancuar me ngritjen e strukturave prej hekuri, duke cenuar seriozisht standardet e sigurisë dhe organizimin e ndeshjeve.

    Gjithashtu, siç e dini, Tirana ka marrë besimin e UEFA-s për të zhvilluar finalen e parë të kompeticionit të Ligës së Konferencës, ngjarje historikë dhe e papërsëritshme, që mund të cenohet zhvillimi i saj. Kërkojmë të merrni masa për lirimin e hapësirave“, shkruhet në letrën e FSHF-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!