Wijnaldum ka vendosur t’i bashkohet Barcelonës

Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum thuhet se ka vendosuri t’i bashkohet klubit katalunas, Barcelonës.


Wijnaldum është në vitin e fundit të kontratës së tij me Liverpoolin dhe ka pasur shumë bisede për një rinovim të mundshëm.

Megjithatë, reprezentuesi holandez do të refuzojë ofertën e Reds për të zgjatur kontratën e tij, pasi dëshiron të vazhdojë karrierën diku tjetër.

Sipas mediumit The Mirror, Wijnaldum ka vendosur që ai të largohet nga Liverpooli dhe të kalojë në Barcelonë.

Ylli holandez thuhet se ka vendosur të ribashkohet me Ronald Koeman, me të cilin ka punuar te Kombëtarja e Holandës.

Ndryshe, 30-vjeçari ka zhvilluar 17 takimet këtë sezon dhe ka shënuar një gol.