×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen detajet e marrëveshjes së Mandzukicit me Milanin

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 16:55

    Mario Mandzukic ka arritur marrëveshje me klubin italian, AC Milan dhe nesër pritet t’i kryejë testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën


    Bashkë me kroatin, pritet të vijë edhe talenti i Chelseas, Fikayo Tomori në formë huazimi deri në fund të sezonit.

    Ndërsa, tashmë janë zbuluar edhe detaje të marrëveshjes mes Milanit dhe Mandzukicit.

    Mario Mandzukic do të bashkohet me AC Milan me një kontratë gjashtë-mujore me vlerë 1.8 milion €, sipas gazetarit, Tancredi Palmeri.

    Nëse Milani kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, kontrata e një viti do të aktivizohet me vlerë 3.5 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!