×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet data kur do të nisë sezoni i ri i kampionatit francez

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 17:52

    Liga e parë franceze ishte një nga kampionatet e mëdha në Europë së bashku me Eredivisien holandeze që u ndërpre përfundimisht pas shpërthimit të pandemisë COVID-19.


    Gjithsesi Franca do të jetë një nga shtetet e para që do të nisë sezonin e ri futbollistik 2020-2021 pasi prej më shumë se 4 muajsh nuk është në aktivitet.

    Pasi u zyrtarizua që formula e edicionit të ardhshëm nuk do të ndryshojë, tani ka ardhur edhe zyrtarizimi për datat se kur do të fillojë sezoni i ri. Ligue 1 do të startojë në 22 gusht, me javën e parë të kampionatit që do të luhet fundjavën e 22 dhe 23 gushtit.

    Nuk është përcaktuar ende kalendari, ndërkohë është për t’u përmendur që kampionët e Ligue 1, PSG, do të luajnë dhe në Champions League gjatë muajit gusht, po ashtu dhe Lyon, me dy skuadrat që nuk do të kenë thuajse asnjë ditë pushim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!