×
  • Sport
  • Sport

    Zidane: Real Madridi është i nënvlerësuar

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 19:23

    Zinedine Zidane foli për shtypin të hënën përpara ndeshjes së parë të Real Madrid kundër Liverpool të martën.


    Trajneri francez u pyet nëse mendonte se Los Blancos ishte nënvlerësuar disi përpara duelit dhe ai ra dakord.

    “Epo, unë mendoj kështu,” u përgjigj Zidane.

    “Në fund, ne meritojmë besim. Ajo që mund të përqendrohemi është puna e përditshme. Kjo skuadër kurrë nuk heq dorë nga asgjë” – u shpreh Zidane.

    Real Madridi luan nesër ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kurse të shtunën e luan ndeshjen “El Clasico” ndaj Barcelonës, e cila është shumë e vlefshme për garën e titullit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!